Ish i dashuri i vajzës së Courtney Love pretendon se rokerja e njohur u përpoq që të vriste atë, në mënyrë që të merrte mbrapsht kitaren e Kurt Cobain.
Isaia Silva ishte e martuar me Francis Bean Cobain, fëmija i vetëm i këngëtarit Hole dhe frontmanit Nirvana, transmeton portali arbresh.info

Silva ka paditur Courney Love , menaxherin e saj Sam Lufti, aktorin Ross Butler, hetuesin privat John Nazarian dhe muzikantin Michael Schenk.
Ai pretendon se grupi konspiroi që të vriste atë në një orvatje për të rimarrë kitaren e famshme të Kurt Cobain, thuhet në dokumentat e paraqitur në një gjykatë në Los Angeles.

Edhe pas divorcit me vajzën e Kurt Cobain, dhëndërri u lejua që të mbante kitaren e Cobain.
Kurt Cobain është paraqitur me atë kitarë gjatë një performance live në MTV Unplugged në 1993.
Një vit më vonë Kurt vrau veten./arbresh.info/
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...
Haxhiu: Në jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, fjala shqipe gj...
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër
Burgim i përjetshëm për dy terroristët e Banjskës, Hoxha: Ta...
Whitaker takohet në Tiranë me veteranë shqiptarë e amerikanë...