Aktori George Clooney dhe gruaja e tij Amal kanë shkëlqyer gjatë Festivalit të Filmit në Venecia.
Për herë të parë pas lindjes së binjakëve, Clooney ata kanë folur rreth fëmijëve të tyre të quajtur Ella dhe Aleksandër.
“E dimë se këta fëmijë do të jenë në qendër të vëmendjes dhe do të gjykohen në çdo hap të jetës, prandaj edhe kemi vendosur që t’i emërojmë me emra të zakonshëm”, tha ai, transmeton arbresh.info
“Nuk është se ishim të frymëzuar dhe emrat nuk kanë të bëjnë aspak me Aleksandrin e Madh, apo me Ella Fitzgerald”, shtoi ai.
Ai shtoi se është e rëndësishme që binjakët nuk kanë emra pa kuptim.
Clooney ka shfaqur edhe disa detaje tjera të fëmijëve të tij.
“Aleksandri është një ‘kopuk’ i vërtetë, i pëlqen të hajë shumë”, tha ai. Ndërsa për vajzën, shtoi:”Ella është shumë elegante. Ngjan shumë me Amal dhe për këtë falenderoj Zotin”.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...