Dikur në Odat e burrave për çdo natë ka pasur mbledhi, nga ato të bisedave serioze, madje edhe politike, e deri tek ato të qejfit.
Në Odat tona tradicionale është lartësuar kombi, është ndarë pleqëri, por edhe është festuar për gëzime familjare, shoqërore, etj.
Traditën e ndejës dhe festimit në Odë e ruan dhe e kultivon edhe më tej biznesmeni Enver Krasniqi, që mbrëmë ka shtruar darkë në sofër në Odën e tij në Fushë Kosovë.
Kjo darkë u shtrua për adashin e tij, kampionin botëror në karate Enver Idrizi, për nderë të dekorimit që ju bë nga Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani me urdhërin “Nderi i Kombit”, shkruan “Kosovarja”.
Të pranishëm në këtë darkë ishin edhe shumë emra të njohur, si Naim Abazi, Ismet Behxheti, Remi, Beni Baksi, etj.
Nën një atmosferë tejet dashamirëse, Kampioni dhe “Nderi i Kombit” Enver Idrizi, ka thënë se është ndjerë i privilegjuar për mikpritjen dhe respektin nga i zoti i ndejës biznesmeni Enver Krasniqi, por edhe nga të gjithë të pranishmit aty.
Enver Idrizi si rrallë më parë ka dëshmuar se pos që është kampion karateje e biznesmen i suksesshëm, ka talent edhe për të kënduar.
Ekskluzivisht në “Kosovare” dëgjoni teksa këndon.



Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...