Reperja Loredana ka seancën e dëgjimit në qershor.
Loredana Zefi do të merret në pyetje pasi akuzohet se i ka zhvatur para një çifti zviceran, shkruan 20 minuten transmeton portali arbresh.info
“Unë nuk kam më frikë”, ka thënë Petra Z për 20 minuten. “Më në fund është dikush – avokati ynë – i cili kujdeset për gjithçka. Hetimi po vazhdon. Kjo na jep shpresë se mund t’i marrim paratë mbrapa”, shton ajo.

Petra Z. dhe burri i saj, Hans Z. vitin e kaluar kanë akuzuar artisten nga Ferizaji se ajo ka marrë 700 mijë franga nga çifti, rast ky që u zbulua nga 20 minuten.
Sipas çiftit nuk ka pasur shumë zhvillime prej se ndodhi ngjarja.
“Në mbrëmjen e arrestimit, ish-avokati i Loredanës dhe administrata e saj më ofruan 200,000 CHF dhe më pas 350,000 CHF”, kujton Petra Z. “Por unë nuk pranova , Loredana më ka borxh të paktën dyfish më shumë”, vazhdon ajo.
Menjëherë pas kësaj, llogaritë e reperes – për të cilat thuhet se përmbajnë disa qindra mijëra franga – u bllokuan.
Zëdhënësi i zyrës së prokurorit publik në Lucern, Simon Kopp, siguron se ‘hetimi po kryhet në mënyrë aktive’.
Çifti po ashtu ka besim se prokurori publik i Lucernit do të zgjidhë çështjen.
“Ne e dimë që është shumë e komplikuar dhe se ka edhe shumë materiale”, thotë Petra Z. “Por pa një vendim nuk kemi para. Ne do të duhet të vazhdojmë të jetojmë nën nivelin e jetesës”.
Petra gjithashtu i drejtohet reperes: “Ju gjithmonë keni thënë: ‘Betohem për Zotin, për vajzën dhe familjen time se po e them të vërtetën.’ Loredana, ju lutemi tregoni të vërtetën tani”.
Dyshja kishin mësuar se askujt nuk mund t’i besohej vërtet. Ajo do të dëshironte të ndante diçka me të tjerët: “Nëse dikush ju kërcënon ose ju detyron, shkoni direkt në polici. Unë duhet ta kisha bërë atë shumë shpejt”.
Ndryshe, Loredana po vazhdon të qëndrojë mes Zvicrës dhe Gjermanisë, ku po jeton dhe vepron me vajzën e saj Hanna. /arbresh.info/
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...