Michael Buble dhe bashkëshortja e tij, aktorja Luisana Lopilato kanë zbuluar edhe gjininë e fëmijës së tretë.
Sipas informatave në vendlindjen e 30 vjeçares Luisana, çifti kanë konfirmuar se fëmija i tretë do të jetë vajzë, shkruan arbresh.info.
Luisana dhe këngëtari 42 vjeçar së fundi kanë luftuar me sëmundjen e kancerit të djalit të tyre Noah i cili tashmë është shëruar dhe ata kanë nisur një kapitull të ri për familjen.
Dyshja ende nuk kanë komentuar thashethemet e fundit për gjininë e fëmijës edhe pse mediat argjentinase kanë raportuar se tashmë kjo është konfirmuar nga vëllai i Luisanës.
Ndërsa, Michael dhe Luisana u përballën me sëmundjen e kancerit të djalit të tyre në nëntor të vitit 2016, ndryshe, ata janë prindër të dy djemve, Noah 4 vjeç dhe Elias 2 vjeç./Arbresh.info/


Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...