Reperi i njohur shqiptar i cili jeton dhe vepron në Amerikë, G4shi, vitin që lamë pas ka qenë tejet produktiv në muzikë, teksa ka sjellë albumin e ri me plot 17 këngë.
I njëjti duket se nuk do ndalet as këtë vit, pasi veçse ka filluar punën për projekte të reja muzikore, sepse ditë më parë G4shi kishte paralajmëruar një bashkëpunim me yllin botëror, Chris Brown, shkruan portali arbresh.info
E këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në Instagram ylli botëror, Chris Brown ku njoftoi fansat e tij për bashkëpunimin me reperin shqiptar.
Dyshja po sjellin remiksin e hitit “Safety”, në bashkëpunim me Afro B dhe DJ Snake i cili pritet të publikohet nesër.

Ndryshe, G4shi tash e disa muaj ka nisur edhe turneun e koncerteve në mbarë botën. /arbresh.info
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...