Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Samanta Karavella emrin e të cilës mbajnë shumë hite, gjithashtu ndër këngëtaret më të komentuara në media, ka tërhequr vëmendjen e një prej reperëve më të njohur ndërkombtarisht.
Bëhet fjalë për Chris Brown i cili sot ka filluar ta ndjekë në Instagram Samantën.
Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja me anë të një postimi në Instagram.
“Kur artisti jot i preferuar të ndjek”, shkruan Samanta në postimin ku tregon se Chris i ka bërë “follow” dhe e shoqëron me zemra duke i bërë tag reperit.
Chris Brown duket se i paska fiksim vajzat shqiptare, pasi përveç Samantës ai ndjek edhe Dua Lipën, Rita Orën, motrën e Ritës, Elena Orën, Baby G-n dhe tani Samantën.
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja
Më shumë se 200 persona të vrarë në Liban, thotë Ministria e...
KDI kërkon qartësim nga Gjykata Kushtetuese për zhvillimet i...