Marrëdhënia e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt ka qenë një nga më të përfolurat në mediat rozë.
Lidhja e tyre, më pas ndarja, ribashkimi dhe pranimi i dashurisë publikisht dhe në fund shkëputja e marrëdhënies së dashurisë i ka vendosur ata gjithmonë në qendër të vëmendjes.
Tani që Donaldi është bërë pjesë e “Big Brother VIP” kurioziteti i publikut dhe banorëve është tepër i madh për të ditur më shumë rreth shkaqeve që e çuan dyshen në ndarje dhe po ashtu raportin që ata kanë.
Në lidhje me këtë gjë, Paloma ka pyetur Donaldin, i cili me përgjigjet e tij ka treguar më shumë rreth prishjes së marrëdhënies së tij me Borën, ku kuptuam se shkak ishte bërë xhelozia, ekspozimi i tepërt dhe mungesa e vëmendjes.
I pyetur se a mund të ketë një ribashkim mes tyre, aktori i humorit ka preferuar që të mos përgjigjet duke thënë që “mbaroi intervista”. Epo edhe heshtja një përgjigje është apo jo?!
Pjesë nga biseda:
Paloma: As xhelozia?
Donaldi: Xhelozi mund të kemi pasur të dy.
Paloma: Ti e vuan tani?
Donaldi: Jo…tani jo.
Paloma: Dilnin lajme që Donaldi është shumë xheloz…
Donaldi: Jo, jo.
Paloma: Domethënë që është natyrë shumë posesive.
Donaldi: Për gjërat e mija po, siç kanë qenë edhe të tjerët xheloz (Bora)
Paloma: Po kush ishte kjo pjesa e posesivitetit që ty të bezdiste më shumë për shembull, domethënë ekspozimi i tepërt ose mungesa e vëmendjes?
Donaldi: Të gjitha gjërat bashkë, u bënë të gjitha gjërat bashkë.
Paloma: Ti doje më shumë vëmendje?
Donaldi: Ta thashë, dy gjela në një shtëpi. Unë kam qenë all in, non stop. Dhe ajo pjesë e mbështetjes ka qenë gjithmonë.
Paloma: Donald Veshaj dhe Bora Zemani mund të kthehen në vazhdimësi bashkë?
Donaldi: Po nuk ta them dot, mbaroi intervista.
Paloma: Flisni me mesazhe apo jo?
Donaldi: Mbaroi intervista.
E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu
Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës
Edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen nga Gjykata Spe...
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja
Prishtina transferon ish-lojtarin e Borës
Dyshime për manipulim të votave në Gjilan, intervistohen 14 ...