Goca dhe Gra” është talk show që bën bashkë pesë moderatore dhe të ftuara njëherazi, Ori Nebijaj, Rozana Radi, Rudina Dembacaj, Sherina Spahiu, Ema Andrea. Një nga temat që u hap puntatën e parë të këtij sezoni ishte dhe një performancë live e MC Kreshës, e cila është bërë tejet virale ditët e fundit në rrjetet sociale.
E pyetur për këtë gjë, Rozana Radi e vendosur në siklet vendosi të shmangte pyetjen në fillim. Më pas ajo u shpreh se MC Kresha është një super artist.
Rudina: Si mendon për MC Kreshën?
Rozana: Unë?
Rudina: Po.
Rozana: Si mendon ti Ori?
Ori: Unë e kam një mendim. Më pëlqen shumë të them të drejtën dhe është një nga artistët e mi të preferuar. Ia dua shumë këngët të dyve. Edhe besoj se të gjithëve na ndodhin kështu momente.
Rudina: Mund t’i ketë harruar tekstin Ema?
Ema: Unë kam përshtypjen që e ka bërë dhe për humor. Nuk e di se çfarë koncerti është. Mendoj se ka qenë dhe për shaka. Mua më bëri për të qeshur.
Rozana: Mund të jetë dhe si ajo që bëre pak më përpara për të rënë në sy.
Ema: Nuk e di ku, nuk e di si dhe nuk e di qysh, por nëse e ka bërë për të rënë në sy…
Rozana: Edhe unë jam me mendimin e Orit, që Kresha është një super artist.
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...
Osmani kërkon mbështetjen e Hungarisë për heqjen e masave të...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi njofton për projektin “FIFA ...
Arbeloa, kandidati serioz për ta zëvendësuar Alonson në rast...
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...