Këngëtari i njohur Blero dhe ish-bashkëshortja e tij Teuta Krasniqi tashmë të dy kanë bërë jetën e tyre, mirëpo ata gjithmonë do t’i bashkojë vajza e tyre Tara.
Ndonëse Teuta është martuar me Adonisin dhe Blero është me Afronën ata kanë raporte të mira mes vete dhe Tara kalon momente shumë të bukura me të dy prindërit, transmeton Gazeta Express.
E Blero që nga fillimi është treguar një baba shumë i përkushtuar. Ai shumë shpesh publikon fotografi teksa kalon kohën me Tarën e Afronën së bashku.
Ndoshta nuk e keni ditur por Afrona e Tara kanë raport shumë të mirë me njëra-tjetrën.
Këtë më së miri mund ta vëreni përmes një vizatimi që Tara ka bërë.
Tara kishte bërë një zemër dhe brenda saj kishte shkruar emrin e saj të Bleros dhe të Afronës.
Këtë e ka bërë të ditur Blero përmes një postimi që ka bërë në profilin e tij në Instastory.
Ky veprim sigurisht nuk i pengon as Teutës, pasi që edhe ajo ka raporte të mira me Afronën. Ato më parë edhe kanë filluar ta ndjekin njëra-tjetrën në Instagram.

Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...