Partia Demokratike e Serbisë ka filluar të kërkoj llogaridhënie pasi gjatë datës 31 dhjetor 2017 dhe 1 janar 2018, një helikopter në pronësi të qeverisë është parë duke e dërguar këngëtaren e muzikës folk, Ceca, në një klub nate.
“Duke marrë parasysh shkrimet e mediave dhe forotografinë që e dëshmon atë, tregon qartë se Ceca Raznatoviç është dërguar me helikopterin qeveritar në një klub nate, që është në pronësi të Milorad Dodik. Ne kërkojmë nga qeveria që të jap llogari për këtë çështje”, thuhet në deklaratën e PDP, shkruan “Fena”, transmeton portali arbresh.info
Partia Demokratike e Serbisë ka dënuar ashpër abuzimin e mjeteve qeveritare që janë në shërbim për këngëtaren në fjalë, e cila do të performone në një lokal privat gjatë natës së Vitit të Ri.
Në gusht të vitit 2017, qeveria e Serbisë ka huazuar rreth 9.4 milionë denarë për blerjen e një helikopteri të ri./arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...