Sot janë bërë plot 90 ditë që kur ka filluar spektakli Big Brother Vip Albania dhe për këtë ‘Vëllai i Madh’ ka organizuar një festë madhështore në pishinë.
Banorët kanë kënduar e kërcyer së bashku ku i pranishëm ishte edhe një DJ.
U kënduan këngë që vite më parë ishin hite të mëdha.
E kush tjetër do ti kthente në memorien e njerëzve ato këngë të vjetra se Luiz Ejlli.
Në një moment Luizi filloi të këndonte këngën e Capital T “U bo vonë”.
Kjo është shpërndarë edhe nga reperi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ku duket se e ka pëlqyer këtë performancë të artistit shkodran.
“Shumë vonë”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë videos.
Luizi ndërkohë është parë duke kënduar edhe projektet e Ghetto Geasyt, gjersa ky i fundit e shpërndau sërish në rrjete sociale dhe e quajti ‘Luiz Baba’.
Gjatë qëndrimit në shtëpi, Ejlli ka fituar zemrat e gjithë publikut anë e mbanë trojeve shqiptare dhe jo vetëm.
Ai vazhdon të mbetet i preferuari i publikut pavarësisht situatave që krijohen brenda në shtëpi./arbresh.info
Çitaku – VV-së: Ku jeni nisë more kështu?
KFOR-i kërkon nga protestuesit që të tërhiqen, ata refuzojnë
Veturat e dëmtuara të medieve në Leposaviq, reagon AGK-ja
Musliu – Gërvallës: Donikë, jep dorëheqje
BE-ja bëhet gati për temperatura të larta
OKB-ja paralajmëron rrezikun e vdekjes nga uria në disa vend...