Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar, reperi Capital T dhe këngëtari Alban Skënderaj kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.
“Një natë” mban titullin kënga e tyre më e re, e cila është ritmike-verore.
Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet Capital T dhe Albani, gjersa producent i këngës është Lorenc Aliaj.
Incizimi është kryer nga Rrzon, teksa krahas këngës, dyshja kanë sjell edhe një klip me skena mjaft verore, i cili i përshtatet tematikës që kënga trajton.
Xhirimet e klipit janë kryer në Shqipëri me regjisor Vlaon Aziri, gjersa produksioni që e ka finalizuar është CINEGR8.
Dyshja përndryshe kanë bashkëpunuar edhe më parë në një këngë të para nëntë viteve me titull “Një ëndërr”, e cila aso kohe ishte pritur jashtë mase mirë nga publiku. /Telegrafi/
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...