Pak kohë më parë në media bëri bujë lajmi se aktori i njohur turk, Can Yaman është me origjinë shqiptare.
Nuk vonoi shumë dhe në një deklaratë për mediat Can e pranoi plot krenari këtë gjë.
Aktori i “Pavarësisht dashurisë”, “Hëna e plotë” dhe “Puthje në errësirë”, së fundmi në një intervistë tregoi se është njeri kokëfortë, pasi origjina e tij e ka bërë kështu.

Përgjatë intervistës i pyetur nga gazetarja se çfarë kushtesh duhet të plotësojë një femër për të qenë e dashura e tij, ai tregoi se pamja e jashtme ka shumë rëndësi.
“Për mua është i rëndësishëm fiziku i partneres sime. Duhet të më pëlqejnë duart, shikimi, sjellja, era. Por mund të them që më e rëndësishme është sjellja e saj”,- u shpreh ai.
Më tej shtoi se nëse do të ishte e shkruar, martesa dhe fëmija janë në planet e tij të afërta.
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion
Brikena zyrtarizon ndarjen me Mateon: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...
Dolce tërheq vëmendjen me fotografinë e saj të fundit