Cameron Diaz u largua nga qendra e vëmendjes pas rolit të saj të fundit në vitin 2014, por ajo nuk ka përjashtuar një rikthim.
Aktorja, 48 vjeçare, për herë të fundit luajti në filmin “Annie” përkrah Jamie Foxx dhe Rose Byrne.
Që atëherë, fokusi kryesor i Diaz ishte martesa e saj me Benji Madden dhe amësia.
Në vitin 2019 ajo u bë nënë e vajzës Raddix, të cilën e përshkroi si ‘momenti më i lumtur i jetës së saj’.
Duke folur haptazi në një intervistë të fundit me Naomi Campbell, aktorja e “Charlie’s Angels” tha ‘kurrë mos i thuaj kurrë’ kthimit në aktrim.
“Do të kthehem dhe njerëzit do të jenë si: “Ka një aktore të re njëherësh më të vjetër në skenë”, bëri shaka Diaz në “No Filter” të Campbell në kanalin YouTube.
Ylli i “The Mask” shtoi: “Kurrë nuk duhet të thuash kurrë”.
Diaz është e njohur për paraqitjet e saj në filmat: “My Best Friend’s Wedding”, “There’s Something About Mary” dhe “Vanilla Sky”, etj.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër