“Sunny Hill Festival” ka përfunduar gjatë mbrëmjes së kaluar me perfomancën e Calvin Harrisit.
Artisti britanik para mijërave fansave ka performuar hitet ndër vite dhe ndër to ishte dueti me Dua Lipën.
DJ i famshëm britanik gjatë ditës së sotme ka publikuar në rrjetet sociale disa prej momenteve më të veçanta të festivalit.

Ai me këtë rast ka falënderuar të gjithë të pranishmit dhe pohoi se ishte një natë e çmendur në Prishtinë.
“Show i çmendur në Prishtinë. Faleminderit për ftesën, Dua Lipa dhe Dukagjin Lipa”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram.

Ndërkohë, Dukagjini e ka falënderuar britanikun për të gjitha dhe se ende po vallëzon nën ritmin e atmosferës që kishte krijuar ai. /Telegrafi/
https://www.instagram.com/p/B0yRbsSB2JL/
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...