Një grua e shëndetshme është tallur shumë në internet për faktin se qëndron në krah të një burri muskuloz, por Jenna Kutcher nuk do t’ia dijë.
Me profesion fotografe dasmash, amerikania thotë se në Instagramin e saj ka shumë persona që i thonë se si ka mundësi që ka gjetur një burrë aq të pashëm.
Për “Yahoo Lifestyle”, Jenna shprehet se mesazhe të tilla i kanë ulur vetëbesimin fillimisht, por tashmë po i lufton me sukses.
“Ky burrë dëshiron çdo kile timen dhe këtë ka bërë këto 10 vitet e fundit. Ai më kujton gjithmonë që jam e bukur (edhe kur nuk lahem). Kam krahë të mëdhenj dhe kofshë të trasha, por ai vdes për tulet e mia dhe i përballon ato me sukses”, shkruan fotografja në një nga fotot e postuara në Instagram./tch/




Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë