Aktori turk Burak Ozçivit jo vetëm është shumë simpatik, shumë i suksesshëm në karrierën e tij, por ai qenka edhe një burrë për shtëpi. Këtë e ka treguar bashkëshortja e tij, Fahriye Evcen.
Ajo ka publikuar në mbrëmje një foto ku tregonte se aktori po piqte në zgarë disa ëmbëlsira marshmallow, në oborrin e shtëpisë së tyre. “Ajo është kaq shumë me fat”-shkruan Fahriye krah kësaj fotoje, që mori vëmendjen e të gjithëve.

Gjithashtu aktori është shumë i përkushtuar edhe ndaj djalit të tyre, Karanit i cili erdhi në jetë në prill të vitit të kaluar. Aktualisht Burak Ozzcivit i ka ndaluar xhirimet e serialit “Osmani”, pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit. Ai po i kalon ditët në shtëpi me bashkëshorten dhe djalin duke shfrytëzuar kështu këtë periudhë e cila i kishte munguar për shkak të xhirimeve me orë të tëra.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...