Vetëm pak kohë më parë djali i Victoria dhe David Beckham u fotografua gjatë një zënke me të dashurën e tij Hanna Cross.
Mirëpo kur dyshja u shfaq më elegante se kurrë në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë, u mendua se çdo gjë tashmë ishte rregulluar.
Por duket se nuk ka rezultuar kështu. Sipas mediave të huaja Brooklyn Beckham dhe Hanna Cross kanë patur një sherr shumë të fortë në Kanë teksa ishin duke drekuar dhe pirë nga një gotë shampanjë.
Ata kanë pirë disa gota dhe kanë nisur të debatojnë. Sipas të pranishmëve janë dëgjuar ulërima dhe të qara dhe menjëherë kanë ndërhyrë rojet e sigurisë për t’i ndarë.
David dhe Victoria u njoftuan menjëherë për këtë incident. Mësohet se ata janë të shqetësuar për marrëdhënien toksike mes të rinjve si dhe nga e gjithë kjo dramë publike.
Arsyeja e kësaj zënke mësohet të ketë qenë statusi që ka Brooklyn si një Beckham dhe gjithashtu xhelozia e këtij të fundit për të dashurën e tij. Pas gjithçkaje që ndodhi ata janë qetësuar dhe i kanë kërkuar falje njëri-tjetrit.
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...