Avokati i Britney Spears i ka kërkuar gjykatësit përgjegjës për çështjen e kujdestarisë që ta heqë babanë e saj, Jamie Spears, si kujdestarin ligjor të këngëtares.
Kërkesa ka ardhur në formë peticioni, të cilin avokati Samuel D. Ingham III e ka ngritur në Gjykatën e Lartë në Los Angeles.
Babai i Britneyt ka qenë kujdestar ligjor i 39-vjeçares dhe pronës së saj që nga viti 2008, ndërsa Jodi Montgomery ka pasur kujdestari të përkohshme ndaj këngëtares kur babai i saj u tërhoq nga pozita në shtator 2019 për arsye shëndetësore.

Siç transmeton CNN, avokati është bazuar në një vendim të vitit 2014, në të cilin thuhej se Britney Spears “nuk është në gjendje të japë pëlqimin për asnjë formë të trajtimit mjekësor”.
Kjo çështje është konsideruar si arsye e fortë që Montgomery të marrë përgjegjësinë e plotë mbi këngëtaren dhe pronën e saj.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...