Britney Spears humb fëmijën me Sam Asghari

00:38 | 15 Maj 2022

Britney Spears ka ndarë së fundmi një lajm të trishtë me fansat.

Këngëtarja, në një deklaratë të përbashkët me të fejuarin Sam Asghari përmes Instagramit njoftoi se pësoi një abort. “Me trishtim duhet të njoftojmë se kemi humbur fëmijën tonë”, thuhet në deklaratë.
“Kjo është një kohë shkatërruese për çdo prind. Ndoshta duhet të prisnim të njoftonim më vonë. Megjithatë, ne ishim tepër të emocionuar për të ndarë lajmin e mirë. ” Spears dhe Asghari shtuan se dashuria e tyre për njëri-tjetrin është “forca” e tyre tani. “Ne do të vazhdojmë të përpiqemi të zgjerojmë familjen tonë të bukur”, vazhduan ata. “Jemi mirënjohës për të gjithë mbështetjen tuaj. Ne kërkojmë me mirësi për privatësi gjatë këtij momenti të vështirë. ” Postimi, i nënshkruar “Sam & Britney”, përfshinte gjithashtu një mbishkrim ku shkruhej: “Ne jemi mirënjohës për atë që kemi në procesin e zgjerimit të familjes sonë të bukur Faleminderit për mbështetjen tuaj.”/lapsi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara