Spektakli i së shtunës i Big Brother VIP Albania nisi me diskutime të shumta brenda shtëpisë, ku në qendër të vëmendjes ishte marrëdhënia mes Mateos dhe Brikenës.
Që nga fillimi i formatit, raporti mes tyre është komentuar shpesh nga banorët dhe publiku.
Mateo ka treguar vazhdimisht interes dhe pëlqim për Brikenën, ndërsa ajo deri tani ishte shfaqur më e rezervuar dhe më e ftohtë ndaj tij.
Gjatë një diskutimi me banorët e tjerë në shtëpi, tema e tyre u rikthye sërish në vëmendje. Në mes të debatit, Brikena vendosi të flasë hapur për ndjenjat e saj.
“Unë mund të them se me plot kuptimin e fjalës unë kam pëlqim për Mateon”, u shpreh ajo para banorëve.
Pas kësaj deklarate reagoi edhe Rogerti, i cili komentoi me humor situatën duke thënë: “Ty të ka aktivizuar nominimi”.
Deklarata e Brikenës pritet të ndikojë në dinamikën mes dy banorëve dhe ka ngjallur menjëherë reagime mes banorëve dhe publikut që po ndjek spektaklin. /Telegrafi/
MPB nis aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistrim dokumentesh
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Hoxhaj: Habermas ishte një zë i fuqishëm i drejtësisë dhe mb...
10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen e 55-t...
24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptua...
Rama: Task-forcë për të stabilizuar çmimin e naftës