Jeta luksoze e Kylie Jenner e miliardeeres më të re në botë vazhdon vazhdon të marrë vëmendjen e publikut.
Kësisoj, gjatë episodit të fundit të “Kardashians”, u shfaqën disa pamje kur e motra e Kyliet, Kendall Jenner i kishte huazuar avionin e saj privat për një udhëtim me shoqet, Hailey Bieber e Justine Skye, shkruan “Page Six”.
Përderisa kamera fokusohej afër menysë, u bë e ditur se të ftuarit mund të porosisin specialitete të tilla si një sallatë pule aziatike apo sallatë Caprese.
Ndërkohë, menyja e koktejit ofronte një margaritë me luleshtrydhe të bërë me tequila të markës së Kendallit “818”, vodkë, shampanjë trëndafili dhe vodka boronicë.
Kylie, 25-vjeçe, bleu avionin “Global Express” për 72.8 milionë dollarë në vitin 2020.

Avioni është përshtatur me ulëse bezhë që kanë të shkruar inicialet KJ dhe ndriçim me ngjyra përgjatë tavanit që mund të programohet të shkëlqejë në nuanca të ndryshme. /arbresh.info/
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?