Aktori Brad Pitt e ka krahasuar ndarjen nga Angelina Jolie me vdekjen.
Ndërsa pas ndarjes thuhet që aktori i njohur është zotuar të mos bëjë marradhënje seksuale për një vit derisa të shëroj zemrën e tij nga ndarja me ish-bashkëshorten, yllin e Hollywood-it, Angelina Jolie, transmeton The Sun, shkruan arbresh.info.
Aktori 54 vjeçar, do ta shfrytëzoj kohën e tij duke u përqendruar tek vetja, duke u ushqyer shëndetshëm dhe të ndërprejë konsumimin e alkoolit.
Një burim i afërt me aktorin tha së ai është duke i bërë gjërat që më parë nuk ka mundur, po kujdeset për vetën dhe shëndetin e tij.
Së fundi u ngritën thashethemet për një ribashkim me ish gruan e tij, aktoren Jennifer Aniston, pasi që kjo e fundit i dha fund martese me Justin Theroux.
Ndërsa, Brad Pitt dhe Angelina Jolie filluan lidhjen në vitin 2005 pas takimit në xhirimet e filmit ‘Mr and Mrs Smith’ për tu martuar në vitin 2014.
Dyshja u ndanë në vitin 2016 ndërkaq janë prindër të gjashtë fëmijëve./Arbresh.info/



Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...