Brad Pitt thotë se Angelina Jolie e ka kompromentuar privatësinë e fëmijëve që prej ndarjes së tyre.
Avokati i aktorit 53-vjeçar ka paraqitur një kërkesë duke i kërkuar një gjyqtari të vulosë të dhënat në lidhje me fëmijët e Pitt me Jolie, duke pretenduar se aktorja 41-vjeçare i ka ekspozuar shumë fëmijët e tyre që nga divorci, transmeton arbresh.info.
“Angelina i ka ekspozuar fëmijet duke i bërë publik emrat e terapistëve dhe profesionistëve të shëndetit mendor”, thuhet në dokumentet e dorëzuara në gjykatë nga avokatët e Pitt.
“Ajo me sa duket nuk ka asnjë mekanizëm vetërregullues për përjashtimin e informatave të ndjeshme”, vazhdon deklarata.
Jolie është shfaqur e hapur që nga ndarja me Pitt, duke përfshirë edhe kujdestarinë. Kërkesa e Pitt që në mënyrë emergjente të nënshkruhen dokumentat që i takojnë divorcit ishte mohuar më parë.
Jolie e ka paraqitur kërkesën për divorc në shtator, pas dy viteve martesë./Arbresh.info
Ademi në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit 2025”...
“Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan”, Joseph: K...
Deri 40 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Hamza nga Prizreni: Me qeverisjen time, një fillim i ri për ...
Barça e mbyll vitin me fitore, triumfon në udhëtim tek Villa...
Zarf gri në shtëpi! Çfarë pritet të ndodhë?