Aktori Brad Pitt kishte nisur një romancë me profesoreshën Neri Oxman, në lidhjen e parë serioze që prej ndarjes nga Angelina Jolie.
Por mediat amerikane kanë raportuar se aktori nuk është i gatshëm për lidhje serioze, me burimet që kanë thënë për “Entertainment Tonight” se ylli nuk është në lidhje zyrtare me Nerin, 42-vjeçare.
Aktori 54-vjeçar që ka gjashtë fëmijë me Angelina Jolien, thuhet se dëshiron të përqendrohet në kujdestarinë për fëmijët dhe në karrierë.
“Ai ka pasur takime por për momentin nuk dëshiron të hyjë në lidhje serioze. Është i kënaqur i vetëm dhe po shijon kohën me fëmijët kur nuk është duke punuar”, ka thënë ky burim./lapsi

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...