Emri i aktorit Donald Veshaj dhe moderatores Bora Zemani, janë kthyer në kryefjalën e mediave rozë.
Së fundmi, aludohet dhe përflitet shumë që ata mund të jenë bashkuar sërish.
E nëse nuk mund të mjaftonte kjo, sot është përfolur gjithashtu se Bora mund të jetë pjesë e një filmi ku do të luajë edhe Donaldi.
Pak ditë më parë, në “Instagram” qarkulloi një video, ku moderatorja shfaqet krah regjisorit Erion Bubullima. Asnjëri prej tyre nuk tha asgjë, por pamjet e dyshes në Vienë, mjaftojnë për të aluduar ç’po ndodh.
Sipas “Anabel.al” regjisori Bubullima kishte në plan të realizonte një film ku do të luanin edhe binjakët Veshaj.
Për aq kohë sa regjisori zgjedh t’i mbajë diskrete projektet e tij, një lajm i tillë mbetet vetëm në kuadër aludimi.
Në fakt dyshimet përforcohen edhe më shumë nga fakti se në të njëjtën kohë me Borën edhe Donaldi ka udhëtuar drej Vjenës. Kjo gjë u zbulua përmes sistemi Tims, teksa në Instagram ai u shfaq në aeroport dhe udhëtoi pa Romeon. Bora hodhi një video krah një goce e cila përveç Borës ndiqet po ashtu nga Romeo në Instagram.
Sakaq, mamaja e vëllezërve Veshaj ka hapur një profil personal në rrjetin social Instagram dhe mori vëmendjen e të gjithve fakti se Bora e ndjek atë.
Vërshimet, dhurohen 500 mijë euro për vetëm tri orë
Komuna e Mitrovicës ndan 500 mijë euro për vërshimet
Peci tregon pse s’e ka shkarkuar këshilltarin e dënuar për v...
Mozzik ofron 20 mijë euro për të prekurit nga vërshimet
“Bashkë ia dalim” – Mbrëmje humanitare për familjet që pësua...
OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukraina...