Bleona Qereti e nisi karrierën e saj muzikore në vitin 1996, me pjesëmarrjen në Festivalin e Pranverës. Ishte vetëm 17 vjeçe kur fitoi zemrat e të gjithë shqiptarëve.
Që nga ai moment, këngëtarja e njohur është rritur në skenën shqiptare e tani edhe në atë ndërkombëtare.
Por faqja “Vipat e bllokut” në rrjetin social “Instagram”, na riktheu edhe njëherë në vitin 2001, ku krahason pamjen e Bleonës me ditët e sotme. Faqja pretendon se ka zbuluar operacionet plastike të realizuara nga këngëtarja e hitit “Take You Over”.
Menjëherë ka reaguar edhe Bleona, e cila në “Instastory” ka postuar disa foto e video ku tregon se ajo nuk ka bërë ndërhyrje estetike.


“Kjo është e të njëjtit vit me atë idiotësinë me photoshop që ke nxjerrë edhe ti. Turp të kesh. Verifikohet lehtë vitit i kësaj fotoje sepse është Festivali Kombëtar i vitit 2001. Titulli i këngës: Telefon!!!” – i përgjigjet këngëtarja sulmeve online të faqes në “Instagram”.
Bleona nuk ndalet me kaq! Ajo poston një tjetër foto nga e njëjta performancë, ku thekson se nuk ka asnjë ndërhyrje në hundë./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...