Para disa ditësh këngëtarja Bleona Qerreti, njoftoi se do të shkëputet për një javë nga rrjetet sociale dhe mesa duket po e mban premtimin.
U bënë 5 ditë nga postimi i fundit i Bleonës në Instagram dhe nëse ajo qëndron fiks një javë pa rrjetet sociale, duhet te presim dhe dy ditë. Por, kjo ngjarje nuk mund të kalonte pa vëmendjen e moderatorëve të emisionit të mëngjesit “Chaud Patate” në Energy Radio, të cilët krijuan një lidhje direkte me yllin e showbizit shqiptar dhe ajo nuk nguroi të tregonte për eksperiencën e saj pa rrjete sociale dhe për planet e 2018-ës.
“Të them të drejtën ndihem perfekt se nuk kam asnjë lloj negativiteti dhe asnjë lloj informacioni që nuk më duhet. Jam duke bërë detox, meditim, yoga që të jem e fuqishme kur të kthehem në luftë në LA.”,- tha Bleona ndërkohë që ishte duke praktikuar detox-in.
Ndërsa lidhur më projektet muzikore, Bleona duket se ka ardhur me energji të reja këtë vit, pasi njoftoi se do të publikojë 5 këngë të reja, të cilat do të publikohen shumë shpejt.“Nga fundi i shkurtit do të jem sërish në Europë dhe kam shumë projekte të reja, të cilat dua ti lë surprizë.
Jam duke punuar 5 këngë në anglisht, që kanë filluar që në dhjetor të bëhen gati në studio. Tre kanë mbaruar icizimin, kam dhe dy të tjera për të përfunduar dhe do të lançoj 5 këngë dhe 5 video të reja.”,- u shpreh Bleona për Energy Radio.
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?