Edicioni i dytë i Big Brother VIP Albania fillon më 24 dhjetor pas një edicioni shumë të suksesshëm vitin e kaluar.
Këtë e ka konfirmuar prezantuesja e këtij spektakli, Arbana Osmani e cila ka postuar edhe promon zyrtare.
“Gjithçka që dëshironi për Krishtlindje është Big Brother VIP Albania”, ka shkruar Arbana në mbishkrimin e videos ku edhe konfirmohet data e nisjes së ‘reality-show’-të.
Kujtojmë që fitues i edicionit të parë ishte balerini i njohur, Ilir Shaqiri.
Çmimi kryesor në edicionin e parë të BB VIP Albania ishte shpërblimi prej 100 mijë eurosh.
Ndërsa banorët e tjerë fituan edhe disa shpërblime të tjera si apartament apo udhëtime nëpër në vende ndryshme të botës.
Duke qenë se personazhet që bën pjesë janë fytyra të njohura për publikun tashmë kanë nisur të lakohen emrat e parë megjithatë akoma nuk janë konfirmuar.
Ndryshe, kujtojmë që po bëhen gati dy javë që ka nisur Big Brother VIP Kosova dhe tashmë banorët kanë filluar debatet dhe historitë e para me njëri-tjetrin. /arbresh.info/
View this post on Instagram
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim