Diva e muzikës botërore, Beyonce dhe bashkëshorti i saj, reperi Jay Z, parakaluan në qilimin e kuq në Golden Globes, ashtu siç dinë të bëjnë më së miri.
Por, ata gjithnjë bëjnë tituj në mediat rozë për paraqitjen e tyre ekstravagante dhe mjaft të veçantë.

Edhe pse ajo arriti të shmangej nga shumica e fotografëve, ajo mori Instagramin të mërkurën për të ndarë disa fotografi të prapaskenave nga shfaqja e çmimeve.

38-vjeçarja shkëlqeu gjatë një fotosesioni, në të cilin ‘tronditi’ me fustanin e saj të zi shoqëruar me ngjyrë ari.
Në një tjetër pamje, mbretëresha e muzikës tregon trupin e saj brenda një ashensori ku duket e mrekullueshme.

Këtë kohë, Beyonce ka qenë tejet e përfolur edhe në mediat shqiptare pasi për herë të parë veshja e saj ishte dizajnuar nga stilistë shqiptarë siç ishin çifti “Kujta&Meri”.
Përveç që tashmë fotografitë e Beyonces me fustanin e zi të punuar deri në detaje ishin bërë virale nëpër botë, mediat e huaja shkruajtën për çiftin i cili prej shumë vitesh merret me këtë profesion. /Telegrafi/

Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...