Beniada Nishani ka rrëfyer disa nga “copëzat” e jetës së saj.Ajo njihej vetëm si modele, por pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP” Beniada Nishani u bë mjaft e dashur për publikun shqiptar.
Së fundmi, modelja seksi ka vendosur që t’u kthejë përgjigje disa prej pyetjeve që fansat e shumtë i kanë bërë. Duket se disa nga ndjekësit kanë dashur të dinë se pse në rrjetet sociale mban mbiemrin e mamit “Jakiç”.
Ajo ka treguar se në karrierën e saj në Itali, përveç mbiemrit Nishani, ka dashur të ketë dhe një emër arti dhe si pasojë prezantohet si Beniada Jakiç.“Në karrierën time në Itali, përveç mbiemrit Nishani, vendosa të prezantohem me emrin e artit, Beniada Jakiç (mbiemri i nënës sime). Jakiç vjen nga muhaxhirët shqiptarë të Bosnjës, të cilët u shpërngulën me dhunë nga trojet e tyre nga serbët. Dhe Jakiçin e përdor si mbiemër në formë figurative, në prezantimet e mia si modele”, ka sqaruar ish-banorja e BB VIP./Kosovarja/
OESH shpreh shqetësim për kërkesën e Prokurorisë ndaj ish-kr...
Një efektiv i lënduar gjatë protestës në Shqipëri
Bislimi: Ligji për të huajt nuk do të përdoret si presion nd...
Gjykimi në Hagë, Bekim Jashari : Shqetësuese pretendimet e P...
“O Klod a të kam burrë?”, Elijona i shkon në sht...
Era Istrefi në mbështetje të marshit “Drejtësi, jo politikë”