Bella Hadid është një ndër emrat më të lakuar dhe më të paguar në fushën e modës.

Por ndërkohë që së fundmi po përflitet për një rikthim me ish të dashurin, The Weekend, diçka tjetër po tërheq vëmendjen. Ajo ka gjetur sozinë e saj dhe është një personazh që ju të gjithë e njihni, shkruan Intv.al.

Ish-Zonja e Parë e Francës, Carla Bruni-n dhe Bella Hadid janë takuar së bashku gjatë festivalit të Kanës dhe kuptuan që ngjasojnë aq shumë me njëra-tjetrën.

Carla Bruni ka publikuar një foto me Bellan në Instagramin e saj, dhe e habitur nga ngjashmëria e madhe, shkruan krah fotos: ‘A është kjo vajza ime sekrete?”
Kujtojmë që edhe Bruni dikur ka qenë modele.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...