Ata u ndanë pas më shumë se 2 vitesh romancë, por mesa duket gjasat janë që Zayn dhe Gigi të kthehen sërish bashkë.
Duket se ata nuk po mund të qëndrojnë larg njëri-tjetrit, kohë më parë këngëtari i njohur u kap mat duke dalë nga hoteli ku po qëndronte Gigi duke ngritur thashethemet për një ribashkim.
Ndërsa në anën tjetër Gigi nuk e ka ndërmend t’i bëjë “unfollow” në Instagram ish të dashurit të saj edhe pse ky i fundit ka bërë një hap të tillë.
E gjithë kjo rrëmujë duke se e ka shqetësuar motrën e Gigi, modelen Bella Hadid të cilën e mundon fakti se motra e saj mund t’i hapë sërish zemrën këngëtarit të njohur.
“Bella është e acaruar me faktin që Gigi mund të kthehet sërish me Zayn. Ajo i di detajet e lidhjes së tyre dhe prandaj është e shqetësuar për motrën, pasi ajo ia ka treguar të gjitha sekretet. Bella është e shqetësuar për faktin se Gigi-t mund t’i thyhet sërish zemra dhe ajo do ta mbrojë motrën që të mos bëjë prapë të njejtnin gabim”, u shpreh një burim i afërt me Bella Hadid.
Çifti i njohur njoftuan për ndarjen muajin e kaluar përmes një postimi në Instagram./Arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...