Prestigjiozja amerikane “Time” e ka përzgjedhur këngën më të mirë për vitin 2017.
“New Rules” e Dua Lipës është shpallur kënga më të mirë e vitit 2017, shkruan arbresh.info. Dua Lipa është renditur e para, duke lënë pas një listë me artistë të njohur botëror.
Kënga e Dua Lipës është lansuar në korrik dhe deri tani ka 745 milionë klikime vetëm në YouTube, ndërsa suksesi i saj e ka shpallur Dua Lipën si femrën më të dëgjuar në Britani të Madhe sivjet.
E lidhur me këtë sukses të Dua Lipas ka reaguar edhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli.
Me anë të një postimi në Twitter Pacolli ka uruar këngëtaren duke thënë se ai ndihet krenar me suksesin e Dua Lipës./arbresh.info/

Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...