Një ish-kuzhiniere dhe basketbolliste është duke fituar miliona dollarë nga Instagram, duke shpërndarë foto dhe video të fitnesit me 2.5 milionë fansat e saj.
Jem Wolfie, që jeton në Perth, Australi, shet mallra, libra elektronik për ushtrime dhe receta, duke fituar kështu 30,000 dollarë në ditë.




Me ato që bën, 27-vjeçarja ka fituar më shumë se 2 milionë dollarë gushtin e fundit – dhe pasuria e saj vetëm po rritet, raportoi Perth Now.
Ajo e la shkollën e mesme për të punuar në botën e kuzhinës, por kuzhina duket se nuk ishte ajo që Jem dëshironte të bënte, kështu që iu kthye basketbollit.
Por më 2015 një lëndim serioz në gju e detyroi atë të largohet nga basketbolli dhe të shkonte në palestër për t’u rikuperuar, aty ku ajo filloi një rutinë të re.
Gjatë kohës sa kalonte në palestër, ajo filloi të publikonte video dhe foto nga palestra, duke arritur kështu një audiencë të vogël. Shpejt, profili i saj mblodhi më shumë se një milion ndjekës, duke rënë në sytë edhe të të famshmëve.
Ajo tani është një milionere, falë videove dhe fotografive që poston.
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...
Pa fitues në kryeqytet, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët