Bashkëshortja e aktorit të mirënjohur turk ka sjellë në jetë fëmijën e parë.
Kenan İmirzalıoğlu dhe Sinem Kobal u bënë prindër të një vajze, transmeton portali arbresh.info

Sipas mediave turke nëna është liruar tashmë nga spitali privat ku solli në jetë vajzën.
Çifti, i cili mbylli plotësisht një kat në spitalin ku lindi vajza e tyre Lalin, lejon hyrjen vetëm të mjekëve dhe infermierëve.

U mbajtën 5 dhoma të ndara për mysafirët dhe familjen. U mësua se Kenan İmirzalıoğlu ofroi çokollatë për të gjithë stafin e spitalit pas lindjes.
Kujtojmë se Kenan mori famë në rajonet shqiptare me rolin e Mehmet Kosovarit në serialin “Aci Hayat” Jetë e Hidhur.

Që nga ajo kohë ai përcillet me admirim në secilin projekt./arbresh.info/

Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?