Pushimet kanë filluar edhe për këngëtaren e njohur Bebe Rexha.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Bebe përmes një fotografie që ka postuar në profilin e saj në Instastory.
Bebe është njëra ndër këngëtaret shqiptare më të njohura e cila suksesin e saj e ka arritur në arenën ndërkombëtare.
Në krahasim me yjet e tjera të estradës, Bebe deri më tani nuk është përfolur për jetën e saj private. Në këtë aspekt ajo ka qenë më e rezervuar.
Por së fundmi në këtë fotografi nga pushimet, Bebe prezanton dashurinë e jetës së saj.
Nuk bëhet fjalë për ndonjë mashkull.
Bëhet fjalë për nënën e saj.
“Dashuria e jetës sime”, kishte lënë mbishkrim Bebe në këtë fotografi e cila reflekton shumë dashuri mes nënës dhe të bijës.
Kujtojmë se “The Way I Are (Dance Ëith Somebody)”, është projekti i fundit nga Bebe në bashkëpunim me reperin e njohur Lil Wayne.

Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...