Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha renditet këtë javë në vendin e dytë të këngëve më të suksesshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke u bërë kështu shqiptarja e parë që arrin majat e klasifikimit të Billboard Charts.
Me hitin “Meant to Be’ në bashkëpunim me grupin e muzikës Country Florida Gerogia Line, Bebe Rexha ka lënë pas Ed Sheeran, The Weeknd apo Camilla Cabello.
Në vendin e parë vazhdon të renditet Drake me God’s Plan që nuk lëkundet nga kryesimi i kësaj liste prej disa javësh.
Vlen për tu theksuar se Meant To Be e cila prej 16 javësh ndodhet në vendin e parë te “Hot Country Charts” është shkruar nga Bebe Rexha për albumin e saj All Your Fault dhe ka kapur majat e shitjeve në Australi, Zelandë e Re, Britani e Madhe..lapsi
Man Utd synon ta përforcojë fazën e sulmit me transferimin e...
Zvicra përballë sfidës së identifikimit të viktimave të zjar...
Osmani bën homazhe pranë arkivolit të Nexhat Dacit
Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Shkodër, dy të vdekur dhe k...
Policia e Kosovës arreston një person në kërkim nga autorite...
KQZ drejt fundit të numërimit: Ja kandidatët më të votuar de...