Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, po e hap zemrën e fansave të saj për fundvit.
Ajo ka shprehur gatishmërinë e saj që të paguajë disa prej faturave të fansave të saj, duke marrë parasysh vështirësitë financiare me të cilat janë përballur shumë prej tyre.
31-vjeçarja ka lënë një mundësi të hapur për fansat e saj në InstaStory, që të shkruajnë emrin e llogarisë dhe të dërgojnë faturën e tyre aty.
“Dua të paguaj disa nga faturat tuaja për Krishtlindje. Vendosni emrin tuaj dhe vlerën e faturës këtu. Unë do t’ju kontaktoj dhe ju do më tregoni faturën”, ka shkruar Rexha në InstaStory.

Pandemia globale COVID-19 ka shkaktuar një krizë ekonomike në mbarë botën, me shumë prej njerëzve që nuk kanë pasur mundësi të paguajnë faturat apo qiranë shkaku i mungesës së punës.
Edhe këngëtarja tjetër e famshme ndërkombëtare, Talyor Swift, pak javë më parë doli vullnetare për të ndihmuar dy nëna, pasi pa historinë e tyre në “New York Times”, që po rrezikonin të mbeteshin pa shtëpi shkaku i krizës pandemike.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...