Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, i ka të shpeshta paraqitjet atraktive në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo ka ndarë me fansat në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi të reja, në të cilat është dukur mjaft tërheqëse.
Ajo ka pozuar e veshur me një fustan të zi, materiali i së cilit ishte i zbukuruar me të qëndisura prej ari.

Ky fustan i markës “Roberto Cavalli” e bënte bukuroshen shqiptare që të dukej mjaft joshëse në imazhet që ajo ndau me 10.7 milionë ndjekësit e saj në këtë platformë.
Rexha përndryshe në postimin e saj bëri të ditur se ndodhet në New York, ku ka udhëtuar nga Los Angeles për të parë prindërit e saj.

32-vjeçarja së fundmi u paraqit në filmin “Queepins” ku debutoi si aktore dhe roli i saj është pëlqyer shumë nga ata që e kanë ndjekur filmin.
Por anash këngëtarja shqiptare nuk e ka lënë as muzikën, pasi muaj më parë ajo nxori në shitje albumin e saj më të fundit, “Better Mistakes”.

E njëjta ka treguar se është duke punuar në muzikë të re dhe pritet që të sjellë shumë shpejt diçka të re për publikun.

\

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...