Bebe Rexha këngëtarja shqiptare me famë botërore ka arritur në Gjermani për paraqitjen e saj të radhës në MTV Europe Music Aëards 2022, ku edhe do të performojë të dielën.
Bebe do të interpretojë hitin e saj më të fundit, “I’m good (Blue)” në bashkëpunim me DJ-in e famshëm, David Guetta.
Të njëjtët madje edhe janë nominuar për çmimin “Bashkëpunimi më i mirë” në këtë mbrëmje të madhe çmimesh.
E teksa ndodhet në Duseldorf për provat e performancës, 33-vjeçarja nuk ka hezituar të ndajë me ndjekësit në Twitter disa fotografi të reja.
Ajo është dukur mjaft bukur duke pozuar me kaçurrela të gjata dhe voluminoze, duke marrë pëlqime e komente të shumta nga ndjekësit.
Në MTV Europe Music Awards 2022 do të ketë shumë shqiptarë, pasi prezantuese do të jetë Rita Ora dhe në skenë gjithashtu do të ngjitet për të performuar shqiptarja tjetër e famshme, Ava Max./arbresh.info/
— Bebe Rexha (@BebeRexha) November 9, 2022
Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut