Bebe Rexha është padyshim njëra ndër këngëtaret e cila i ka bërë më së shumti krenarë shqiptarët me suksesin e saj.
Ajo ka depërtuar fuqishëm në tregun muzikor jashtë vendit, duke publikuar disa këngë e bashkëpunime ndërkombëtare, të cilat rezultuan të suksesshme.
Bebe Rexha është shumë e pëlqyer në tregun ndërkombëtar.
Si rrjedhojë, Bleta (emri i vërtetë i këngëtares), tani është njëra ndër personazhet më të dashur për publikun dhe numëron me miliona ndjekës në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo ndau me fansat disa video interesante, aq sa edhe qesharake në InstaStory, ku shfaqej në prapaskenën e një koncerti, teksa vizitohet nga disa policë.
Njëri prej tyre i hedh asaj prangat në duar, teksa Bleta përsërit me të madhe duke thënë‘ ’Mos më arrestoni, mos më arrestoni’’.
Sigurisht që një video e tillë është publikuar vetëm për të bërë shaka, pasi këngëtarja nuk ka pasur asnjëherë probleme me policinë.
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj
OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë ësh...
Gjenden mbetje eshëtrore në Skënderaj, dyshohet se u përkasi...
Zelensky falenderon Trump për ndalimin e bombardimeve ruse n...