Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha, thotë se është e lumtur me të dashurin e saj të ri, Keyan Safyari.
31-vjeçarja gjithashtu ka theksuar se “e do jetën me të”.
Madje, ka shtuar se edhe familja e saj janë të kënaqur.
“E duam këtë djalë. Mendoj se është i duhuri. Është shumë i mirë. Është i veçantë, është i dashur, kujdeset për mua dhe e kupton jetën, karrierën time dhe atë se çka dua unë. Edhe familja ime e do”, u shpreh Rexha për “Entertainment Tonight.
Rexha tha se Safyari, ka qenë “shoqëruesi i saj i përkryer gjatë pandemisë”.
“Sinqerisht është i përsosur dhe më bën shumë të lumtur. Nuk isha e vetme gjatë pandemisë. Kam një burrë të mrekullueshëm në jetën time dhe kjo është e përkryer. Jam shumë mirënjohëse dhe po e shijoj jetën time me të”, u shpreh tutje ajo, përcjell KOHA.
Javën e kaluar, këngëtarja shqiptaro-amerikane është fotografuar duke puthur atë në Los Angeles.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës