Këngëtarja me fame botërore, Bebe Rexha, ka ndarë në instastory një fotografi ku ka kërkuar ndihmë për Spitalin e Dibrës së Madhe në Maqedoninë e Veriut – qytet ky nga familja e saj ka prejardhjen.
Bebe, ka ndihmuar Spitalin e Dibrës duke dhuruar plotë 10 mijë dollar (rreth 8,400 euro), për të ndihmuar furnizimin e Spitalit.
“Për të gjithë shqiptarët e mi dhe dibranët ju lutem ndihmoni. Nuk ka mjaftueshëm furnizime. Ju lutem ndihmoni duke dhuruar. Çdo gjë ndihmon”, ka shkruar ajo në InstaStory.
Spitali në Dibër ka nevojë urgjente për furnizime mjekësore bazë për të ndihmuar pacientët që luftojnë me COVID-19./arbresh.info/

Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...