Bebe e detyron “The Sun” ta ndërrojë titullin e intervistës ku thuhej se ajo u mundua t’i pajtojë Ritën me Duan

12:45 | 12 Maj 2021

Bebe Rexha i ka reaguar ashpër tabloidit britanik “The Sun”.

Bebe Rexha ka pak kohë që publikoi albumin “Better Mistakes”, për të cilin kishte punuar gjatë.

Me rastin e lansimit të albumit të ri muzikor, këngëtarja ka dhënë disa interviste për mediet më të njohura ndërkombëtare.

Një prej tyre ishte edhe për tabloidin “The Sun”, ku ndër të tjera kishte folur për raportin me Dua Lipën dhe Bebe Rexhën.

Në atë intervistë, sipas “The Sun”, Bebe kishte shuar shpresat e bashkëpunimit, ngase kishte thënë se ato kanë mosmarrëveshje me njëra-tjetrën dhe nuk ka arritur t’i pajtojë, ani pse kishte tentuar.

Pavarësisht asaj që kishin biseduar për albumin, fillimet e karrierës e shumëçka tjetër, fokusi i intervistës ishte vendosur tek ajo që ka folur për Ritën dhe Duan.

“Le të ‘bebëhemi’ miq: Grindja e Rita Orës dhe Dua Lipës nuk do të mbarojë kurrë edhe kur mendova se u përpoqa të ndihmoj, zbulon Bebe Rexha”, ishte titulli i “The Sun”.

Lajmi bëri bujë në të gjitha mediet, andaj pas komenteve të shumta Bebe Rexha u detyrua të reagojë në rrjetin Teitter.

Ajo tha se deklarata e saj ishte shtrembëruar “Një tabloid në Mbretërinë e Bashkuar po krijon një histori të tmerrshme në lidhje me shoqet dhe femrat që unë admiroj. Është budallallëk absolut për të nxitur femrat kundër njëra-tjetrës, sidomos ato që unë di se janë njerëz të mirë! Ky thashethem toksik është dashakeqës dhe nuk është i vërtetë”.

Kjo deklaratë e Bebes bëri që “The Sun” ta ndryshojë titullin e intervistës, këtë herë duke vënë fokusin në karrierë.

“Nuk ishte e shkruar të bëhet! Bebe Rexha pranon se ‘ishte duke qarë gjithë natën’ pasi humbi ‘Grammy’-n në vitin 2019 për hitin ‘Meant To Be”, ishte titulli i ri i “The Sun”. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara