Dr. Dre dhe bashkëshortja e tij, Nicole Young, janë duke u përballur me probleme të shumta divorci kohëve të fundit.
Nicole tashmë ka disa kërkesa, të cilat kanë të bëjnë me pasurinë e reperit të njohur, shkruan Daily Mail.
Ajo kërkon rreth dy milionë dollarë në muaj nga reperi, i cili ka pasuri rreth 800 milionë dollarë.
Përpos kësaj kërkese mujore, Young ka kërkuar që t’i paguhen pesë milionë dollarë për shkak të divorcit.
Dyshja kanë nënshkruar letrat e divocit më herët gjatë këtij muaji, pas 24 vite martesë së bashku.
Çifti i njohur, përkundër procedurave të ndarjes, ndajnë dy fëmijë, Truice Young dhe Truly Young.
Sipas TMZ, jeta e bashkëshortes së reperit nuk ka ndryshuar shumë që ka kërkesa për divorc, pasi ajo po kalon kohën në një ambient luksoz në Malibu.
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja