Eli Malaj muajve të fundit ka qenë një nga emrat më të komentuar në media e faqet rozë.
Ylli i TikTok-ut së fundmi ka qenë e ftuar në një emision televiziv, ku është surprizuar nga miq e të afërm.
Mes tjerash, ajo mori edhe një mesazh nga Bes Kallaku, me të cilin bashkëpunoi në “Mosmirënjohja”.
E pyetur në lidhje me këtë, artistja shkodrane tha se kushdo të ishte do të kishte dalë një produkt po aq i mirë.
Ajo shtoi se ishte një moment i keq për Besin, por rasti i tij mund t’i kishte ndodhur kujtdo.
Eli shprehu vlerësimin për aktorin duke thënë se mbi të gjitha është njeri me zemër të mirë, gjersa situatat e këqija ndodhin gjithmonë.
“Unë mendoj që ishte situata e tillë që deshi, s’deshi, jo që isha unë, por kushdo të ishte këngëtar në atë pjesë, do të kishte kënduar dhe do të ishte pëlqyer, por qëllova unë dhe mbase janë bërë të gjitha elementët e mirë bashkë. Unë mendoj që kushdo të ishte, edhe po mos të isha unë, ishte momenti i keq i Besit, por si Besi janë shumë, si Besi mund të isha unë, por qe momenti i keq, por i doli ndoshta në faqe a nuk e di, diçka e tillë”, u shpreh ajo.
Malaj ndër tjerash tha: “Janë shumë si Besi në tërë botën kështu që ai nuk është i vetmi. Historitë janë të ngjashme në tërë botën. Qëlloi që është i njohur, Besi është djalë i mirë, mbi të gjitha e ka zemrën e mirë. Kur e ke zemrën e mirë, gjithçka është mirë. Situata të këqija kemi gjithmonë”. /Telegrafi/
Juventus shënon fitore minimale ndaj Bolognas në udhëtim
Hamza: Asnjë luftëtar i lirisë nuk do të jetë kurrë vetëm, a...
Prishtina fiton derbin me Bashkimin – humbja e katërt ...
Numri i të vrarëve rritet në 16 nga sulmi në Australi
Policia britanike shpall në kërkim një shtetas shqiptar
Për herë të dytë me radhë, “Team Vitality” fiton Majorin në ...