Ish-presidenti Barack Obama u takua me De Niron për darkë, pasi ish-presidenti nënshkroi marrëveshje 90 milionë dollarë për të prodhuar dokumentarin për akuzimin e Donald Trump.
Obama është parë teksa arriti në hotelin Greenwich në qytetin e Nju Jorkut, përpara se të darkonte me Robert De Niron, shkruan DailyMail përcjell portali arbresh.info
Darka erdhi pasi u konfirmua muajin e kaluar se Obama ka nënshkruar marrëveshje 90 milionë dollarëshe për të prodhuar një seri të Netflix në lidhje me akuzat për thirrjet e presidentit Donald Trump.


Aktori De Niro ka qenë një kritik i zëshëm i Trump në të kaluarën dhe madje ka deklaruar se ‘nuk duhet të jetë president’.
Ish-presidenti amerikan kishte veshur një kostum të zi dhe syze dielli, teksa mbante një kafe duke arritur në hotel.

Më vonë ai darkoi me yllin e Hollivudit në restorantin Yves në Tribeca. De Niro e kishte mbështetur fushatën e Obamës për president më 2008 dhe vazhdimisht ka shprehur mbështetje për ish-liderin. /arbresh.info/
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...