Banorët e Big Brother VIP Albania kanë marrë vendimin për datën e finales së madhe.
Ata kanë rënë dakord që data e finales të jetë më 6 maj, pasi ishin në dilemë për shkak të sulmit ndaj Top Channel.
Të martën atyre iu kumtua lajmi për ngjarjen në Top Channel, gjersa duhet të mendonin e të bisedonin me familjarët e tyre për të marrë një sinjal, nëse duhet të vazhdojnë apo jo.
Në spektaklin e natës së sotme (e shtunë) u njoftua se ky reality show do të vazhdojë deri më 6 maj.
Duket se të gjithë kanë rënë dakord, meqë ndihen të sigurt për të vazhduar më tej.
Ndërkohë, prezantuesja Arbana Osmani theksoi se Olta Gixhari ka kërkuar që të largohet nga shtëpia, por që nuk kishte dhënë ndonjë arsye.
Pritet të shihet në vazhdim se si do të shkojë kjo, nëse me të vërtetë do të largohet nga formati.
Apo është ndonjë lojë nga “Vëllai i madh”, për banorët./Arbresh.info/
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...